Vëllezërit Varfaj në Vranisht, u penguan për të bërë kallzim të ngjarjes së dhunës dhe vjedhjes së parave dhe dyshohet, se këtu ka ndikim kunati i komshiut, i cili është drejtor i sallës operative në Vlorë, Fatos Ribaj.Kallzimin, vëllezërit e bënë pas 3 muajsh nga ngjarja, por prokurorja Erida Visoci, doli me konkluzionin “mosfillim i cështjes”, me pretendimin, se ky kallzim duhet t’i bashkangjitet dosjes së kallzimit të tre policëve. “Stop” ishte prezent në seancën gjyqsore, ku akuzohen vëllezërit Varfaj dhe vetë policët braktisën gjyqin, madje nuk pranuan, se janë dhunuar.Prokurorja, nuk heton për paratë e vjedhura nga punonjësit e policisë, të cilët dy ditë pas kësaj ngjarjeje, janë shpallur në kërkim, për dyshimin e përfshirjes në trafik lëndësh narkotike.
- +355 67 220 8888
- [email protected]