Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka ushtruar të drejtën e tij të votës në qendrën e votimit në shkollën At Zef Pllumbi në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Dumani nuk pranoi të fliste para mediave, por tha vetëm se do të ketë një komunikim të mëvonshëm.
Kujtojmë se për herë të parë SPAK merr pjesë në terren për parandalimin e krimeve zgjedhore në zgjedhje.