Vota e Diasporës, Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Afati i regjistrimit skadon në 4 mars

 Kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje në rrjetin e tij social (Facebook), i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi për t’u regjistruar për zgjedhjet më 11 maj.

Rama i ka kujtuar atyre afatin e fundit të regjistrimit për të  votuar në zgjedhjet e 11 majit që është data 4 mars.

“Mirëmëngjes me këtë videokartolinë për shqiptarët e Greqisë, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Të Fundit