Volejbollistes së Dinamos i kërkohet të bëjë testin e gjinisë, reagon FSHV

Volejbollistes së Dinamos, Nayara Ferreira i është kërkuar së fundmi të bëjë testin e gjinisë si dhe pezulluar përkohësisht nga Federata Shqiptare e Volejbollit, FSHV. Kjo kërkesë ka ardhur pasi disa ekipe kundërshtare kanë bërë kërkesë tek FSHV.

Në një reagim në rrjetet sociale FSHV theksoi se po vepron me kujdes dhe se mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap.

“Në lidhje me informacionet e publikuara në media lidhur me pezullimin e lojtares së ekipit të Dinamos, znj. Nayara Ferreira, Federata Shqiptare e Volejbollit dëshiron të sqarojë se aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për të ndarë në këtë moment.

FSHV po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare të volejbollit.

Për çdo zhvillim të mëtejshëm, publiku dhe media do të informohen përmes kanaleve zyrtare të FSHV-së,” shkruan në reagim FSHV.

Mësohet se volejbollistja braziliane është ankuar për diskriminim në shoqata për mbrojtjen e grave, por edhe te Ambasada Braziliane në Tiranë.

Të Fundit