Vodhi të dhënat personale të një 30-vjeçareje e prindërve të saj, procedohet penalisht ish-punonjësi i gjendjes civile

Një ish përgjegjës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shkodër është vënë nën hetim nga policia pasi dyshiohet se ka vjedhur të dhënat personale të një 36-vjeçareje dhe prindërve të saj, që më pas janë përdorur nga persona të tjerë për të aplikuar për dokumente identifikimi.

Policia njofton se ka qenë vetë 30-vjeçarja me inicialet A.C., e cila ka denoncuar ish zyrtarin e identifikuar me inicialet F.R., me pretendimin se ky i fundit i ka vjedhur të dhënat personale të sajat e të prindërve, në 2011, kur ai ishte përgjegjës në Zyrën e Gjendjes Civile në fshatin Gruemirë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Grizhë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja A. C., 30 vjeçe, se në vitin 2011, kur shtetasi F. R. ka qenë përgjegjës në Zyrën e Gjendjes Civile në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur të dhënat personale të saj dhe të prindërve, të cilat më pas janë përdorur nga shtetas të paidentifikuar për të aplikuar për dokumente identifikimi. Vijojnë hetimet për rastin.

Të Fundit