Vodhi në zyrën e ujësjellësit në Mamurras, shpallet në kërkim 50-vjeçari

Policia në Kurbin ka zbardhur një vjedhje të ndodhur më datë 22.03.2025, në zyrën e Ujësjellësit në Mamurras.

Si rezultat i veprimeve  u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit N. N., 50 vjeç banues në Mamurras, Kurbin.

Nga veprimet hetimore  dyshohet se  50-vjeçari ka vjedhur në zyrën e Ujësjellësit në Mamuras 10 matësa uji.

Policia ka njoftuar më tej se po vijon punën për kapjen e tij.

Të Fundit