Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale, të DVP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Turni”, i zhvilluar 10 ditë më parë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), kanë kapur njërin nga 2 shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:
D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.
Materialet procedurale shtesë do të referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për hetime të mëtejshme.