Policia e Sarandës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhur në bulevardin e Ksamilit, ku tre shtetase italiane dyshohen si autore.
Si rezultat i veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja italiane M. D., ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy bashkëpunëtoret e saj, G. D., 18 vjeçe dhe G. C., 22 vjeçe.
Sipas hetimeve, më 21 gusht 2025, tre shtetaset italiane, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur sende të ndryshme si bizhuteri, parfume dhe suvenire, të vendosura në stenda përgjatë bulevardit të Ksamilit, me vlerë rreth 150 mijë lekë. Një pjesë e sendeve të vjedhura është sekuestruar nga policia.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.