Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka vjedhur bateritë e dy automjeteve.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Erixhian Shatrolli. Ky i fundit kishte qënë edhe më herët i dënuar për të njëjtën vepër penale.
Vodhi bateritë e 2 automjeteve pasi kreu dënimin me burgim për të njëjtën vepër penale, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin: E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari:
-më datë 04.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 5;
-më datë 23.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 16/1.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.