Vodhi 10 milionë lekë detyrime, si iu zbulua mashtrimi punëtorit të kompanisë në Berat

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Berat. Një 44-vjeçar ka vjedhur përmes mashtrimit rreth 10 milionë lekë të vjetra, por është arrestuar nga policia, e cila i ka zbuluar dhe shumën e parave në banesë.

Në pranga ka rënë shtetasi Gentjan Mahmutaj, punëtor i një kompanie që tregton xhama në Berat.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G.M, 44 vjeç, banues në lagjen Kushtrim.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur shumën prej 1 milion lekë të reja, në automjetin e shtetasit R.K.

Shuma prej 1 milion lekë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

Të Fundit