Dy persona janë arrestuar për akuzën e vjedhjes, pasi akuzohen se kanë bastisur karburantin e kompanisë ku punonin.
Policia e Lezhës bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në Kurbin dhe njëri ishte ish-punonjës i firmës së dëmtuar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasit F. Gj., 23 vjeç dhe B. H., 31 vjeç, të dy banues në Lezhë, përkatësisht punonjës dhe ish-punonjës në një fabrikë, pasi dyshohet se kanë vjedhur naftë nga automjete në këtë subjekt”, bëri me dije Policia.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi nafte e dyshuar e vjedhur.
Kurse dosja iu referua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.



