Vodhën dhe shitën ilaçet e spitalit, shkarkohen nga puna mjeket

Pas emisionit të mbrëmshëm, që tregoi me zë dhe figurë, sesi ilacet për përdorim ekskluziv spitalor në Tepelenë, tregtoheshin privatisht në një farmaci në këtë qytet, kanë ardhur edhe masat ndëshkuese.“Stop” ka siguruar dokumentet e shkarkimeve nga ana e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Tepelenë. Klodiana Gjonca, shefja e shërbimit spitalor, e cila në pamjet filmike shet medikamente të spitalit, është njoftuar sot për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës për shkaqe të justifikuara.E njejta masë është marrë edhe për kryeinfermieren e urgjencës në spitalin e Tepelenës Nadmira Zeka, pasi kjo e fundit, me porosi të shefes, i dha medikamentet spitalore, të infiltruarit të emisionit “Stop”, duke i hapur dhe kartelë mjekësore ditore.Në dokumentin e shkarkimit për të dyja zonjat, thuhet, se ato kanë shpërdoruar detyrën me sjellje etike jo profesionale, duke cënuar rëndë interesin dhe imazhin e punëdhënësit. Nga ana tjetër zv.presidenti i Urdhrit të Mjekut Dritan Trepca, e ka dënuar atë që ndodh në spitalin e Tepelenës, duke thënë, se kjo situatë shkon përtej shkeljes etike, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale.

Të Fundit