Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë vjedhur 100 litra naftë dhe disa pajisje në banesë në Vorë.
Ata u kapën pak orë pas vjedhjes së kryer në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në një banesë në fshatin Sakos, Vorë, të rreth 100 litrave naftë dhe pajisjeve të tjera.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: J. S., 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec dhe J. D., 19 vjeç, banues në fshatin Karpen.
Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se 38-vjeçari i arrestuar ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime se më datë 10.07.2025, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin D. S. (të arrestuar nga Policia), vodhën pajisje dhe sende në një magazinë në autostradën “Mamurras–Tiranë”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer shtetasit J. S. dhe J. D..
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “walkers”.
Duke qenë me masë sigurie “Arrest në burg”, për një vjedhje të kryer në muajin korrik, në autostradën “Mamurras–Tiranë”, vodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në një banesë në Vorë, kapet 38-vjeçari.
Në pranga për vjedhjen në Vorë, edhe bashkëpunëtori i 38-vjeçarit.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me objektiv nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 finalizuan operacionin “Walkers”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit J. S., 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec dhe J. D., 19 vjeç, banues në fshatin Karpen.
Ata u kapën pak orë pas vjedhjes së kryer në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në një banesë në fshatin Sakos, Vorë, të rreth 100 litrave naftë dhe pajisjeve të tjera.
Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se 38-vjeçari i arrestuar ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime se më datë 10.07.2025, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin D. S. (të arrestuar nga Policia), vodhën pajisje dhe sende në një magazinë në autostradën “Mamurras–Tiranë”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer shtetasit J. S. dhe J. D..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



