Vlorë/ Sherr mes disa adoleshentëve në berberhane, plagosen dy prej tyre. Shoqërohen në polici 3 persona

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në një berberhane në Vlorë.

Sherri ka ndodhur fare pranë qendrës të qytetit. Si pasojë e sherrit, janë plagosur dy adoleshentë të moshave 17 dhe 15 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen, Policia e Vlorës ka shoqëruar 3 persona.

Të Fundit