Një skaf i braktisur është gjetur mëngjesin e sotëm në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër në afërsi të Pyllit të Sodës.
Skafi është rreth 10 metër i gjatë i pajisur me tre motorë të fuqishëm, një skaf i ri dhe i sofistikuar.
Në vend ngjarje ndodhen forca të policisë kufitare si edhe efektivë të Guardia di Finanzas italiane, të cilët kanë nisur hetimet, raporton News 24. Nga dyshimet e para, mendohet që skafi përdorej për transportin e lëndëve narkotike, drejt Italisë.