Vlorë, 30-vjeçari e tërhoqi vajzën disa metra zvarrë dhe e qëlloi me armë(Detajet)

Një 20-vjeçare është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër është autori i ngjarjes së rëndë.

Autori është arrestuar brenda pak minutave, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal mes dy të rinjve.

Drejtori i Policisë Vlorë Bledar Celiku tha për mediat se forcat e policisë ndodheshin afër vendit të ngjarjes dhe bënë të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës. 

“Ka ardhur një telefonatë në ambientet e Drejtorisë Vlorë që ka pasur krisma me armë në afërsi të ambulancës, në një lokal. Falë forcave të policisë që kanë qenë në afërsi është bërë e mundur arrestimi i personit të dyshuar dhe është sekuestruar arma e krimit. Kemi një vajzë të dëmtuar, një vajzë 23-vjece e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Do ju njoftojmë në vazhdim për të reja të tjera.”  

Është zbardhur dinamika e ngjarjes. Fillimisht i riu ka qenë i ulur i vetëm në kafe, ndërkohë që menjëherë pas mbërritjes së vajzës, ka nisur dhe konflikti verbal mes tyre. Ai e ka tërhequr atë për disa metra zvarrë dhe më pas e ka qëlluar me armë.

Ndërkohë bëhet me dije se gjatë kontrollit efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Të Fundit