Fëmija i parë i lindur në Portugali falë fekondimit pas vdekjes erdhi në jetë në 16 gusht në një spital në Porto dhe peshon gati katër kilogramë.
Vogëlushi mban emrin e parë të babait të tij, Hugo, dhe të dytin, Guilherme, i zgjedhur për të nga babai i tij.
Babai i foshnjës ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2019, në moshën 29-vjeçare, por jo pa lënë më parë spermën e tij të në ruajtje dhe një autorizim me shkrim për të vazhduar me fekondimin e asistuar.
Pjesa tjetër e betejës ligjore duhej të bëhej nga e veja Angela Ferreira, nëna e të voglit Hugo Guilherme.
Ligji portugez i riprodhimit të asistuar daton në vitin 2006 dhe ndaloi fekondimin me material gjenetik nga një dhurues i vdekur.
Megjithatë, paradoksi ishte se ndalimi mund të zbatohej vetëm për donatorët e familjes dhe jo për ata anonimë, të cilët si të tillë tashmë mund të kishin vdekur.
Ishte angazhimi i Angelës, protagoniste e dokumentarëve dhe lajmeve që atëherë, që çoi fillimisht në një mbledhje firmash dhe më pas në një debat jo vetëm parlamentar, por edhe social, në të cilin vendosën Partia Socialiste, Komunistët dhe Blloku i Majtë, së bashku për të ndryshuar ligjin, duke përfshirë Portugalinë ndër të paktat vende që e lejojnë këtë praktikë pas vdekjes së njërit prej bashkëshortëve.
Amendamenti i ligjit u miratua në mars 2021 dhe u shpall nga Presidenti i Republikës, pas vetos së tij të parë, në nëntor të po atij viti.