Një 69-vjeçar është plagosur nga një 91-vjeçar në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, i moshuari ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj.
Nga kjo ngjarje ka marrë lëndime edhe i moshurari i cili së bashku me dhëndrin janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen.
“Durrës/Informacion paraprak, Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.
Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.



