Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të diele një fotoalbum gjatë vizitës së tij në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kreu i qeverisë është takuar me liderë të ndryshëm, nga Erdogan, me ata të rajonit e deri te komuniteti shqiptar atje.
Këtë vizitë, ai e konsideron si krenari për Shqipërinë.
“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.