13 grupe pune te OSSHE Korçë kanë qenë në gatishmëri për të siguruar energjinë elektrike për festën e fundvitit.
Artur Qeramixhi, drejtor i OSSHE Korçë ka bërë dije se falë masave të marra nga ana e këtij sektori nuk ka patur asnjë problem në të gjitha bashkitë e juglindjes së vendit.
Te gjitha grupet e punës do vazhdojne të jenë në gatishmëri për të siguruar energjinë elektrike edhe gjatë ditëve të tjera të këtij fillimiviti.
Probleme nuk ka patur as në zonat e thella malore, aty ku rrjeti elektrik herë pas here shkakton avari për shkak të amortizimit.