Gjatë vitit 2020, kriza ka fundosur një pjesë të madhe të familjeve dhe bizneseve, që kanë rezultuar me humbje të thella.
Në sektorin e shërbimeve, humbësit më të mëdhenj janë agjencitë turistike dhe bar-restorantet, ku 1/4 e vendeve të punës u shkurtuan, ndërsa i paprekur nga kriza, ka dalë sektori i ndërtimit dhe imobilarët.
Sipas të dhënave të INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, mbi 1.3 miliardë euro mungojnë nga kanalet kryesore që furnizojnë ekonominë me valutë: eksportet, investimet e huaja, remitancat dhe turizmi.
Ndërkohë qeveria parashikon që ky vit të mbyllet me recesion -6.1%, për t’u rikuperuar në 2021-n me +5.5%.