Fotot e personave të akuzuar për magazinën e kanabisit në Selitë janë bërë publike, duke zbuluar fytyrat e atyre që akuzohen për kultivimin e lëndëve narkotike.
Në qendër të vëmendjes është 46-vjeçari Saimir Karaj, i cili ka tërhequr vëmendjen për shkak të veshjes së tij si “sheik” në disa prej fotove të ndara në rrjetet sociale. Ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, Erlind Tresa dhe Elvis Lala, tashmë janë arrestuar.
Në këto imazhe të bëra publike, të dy të rinjtë, 28-vjeçari Erlind Tresa dhe 26-vjeçarin Elvis Lala shfaqen së bashku me mikun e tyre Saimir Karajn.
Erlind Tresa rezulton një person me precedent penal, pasi pak kohë më parë është arrestuar në Gjermani, në akuzë trafik lëndësh narkotike, aktivitet që po e vazhdonte i pashqetësuar edhe në Shqipëri.
Deri më tani hetuesit kanë zbuluar se ata kishin krijuar një sistem të sofistikuar për kultivimin e kanabisit në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa”. Sipas autoriteteve, magazina dykatëshe ishte përshtatur me tunel për të fshehur aktivitetin e tyre, ndërsa llamba dhe pajisje të tjera për kultivimin e bimëve ishin vendosur në mënyrë të detajuar.
Kjo rrjetë kriminale u zbulua nga Policia e Tiranës, e cila ka sekuestruar qindra bimë kanabis dhe ka arrestuar 7 persona të përfshirë, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së që nuk kishin raportuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në magazinë. Sakaq, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po heton për të zbuluar nëse punonjësit e OSHEE-së kanë pasur apo jo dijeni për çka po ndodhte.
Konkretisht të arrestuarit janë:
Erlind Tresa, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike;
Reshit Tresa, 57 vjeç, Asqeri Likaj, 59 vjeç, Elvis Lala, 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim;
Ervis Pashollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
Elton Cenaliu, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
Gëzim Gjonpali, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në kërkim u shpall dhe shtetasi Saimir Karaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu u procedua penalisht dhe shtetasja H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi sipas bluve të kryeqytet.