Jemi në fshatin Paftal, 16 km larg Beratit, për problemin e zonjës Firuze Kosova. Ajo tregon me lot në sy arrestimin e bashkëshortit Gëzim Kosova, 63 vjec, me akuzën e përndjekjes dhe ngacmimeve seksuale ndaj infermieres së fshatit, Qamurane Kosova. Dëshmitarë për këto ngacmime, kanë dalë kryeplaku i fshatit dhe mjekja e Qendrës Shëndetsore. Gjykata e shkallës së parë Berat, e ka dënuar Gëzimin me 3 vite heqje lirie, që bëhet 2 vjet me gjykim të shkurtuar.
Ne e takuam infermieren Qamurane Kosova, e cila thotë, se nuk ka patur dëshmitarë dhe ngacmimet e bashkëfshatarit të saj, kanë qene veshja e bukur dhe këngët e dashurisë.Mjekja e fshatit mohoi në mënyrë kategorike, të ketë thënë ato, që janë shkruar në dëshminë e saj, nën presionin e OPGJ Ledion Ferzaj.Po kështu dëshmitari tjetër, kryeplaku i fshatit,tha, se ka probleme toke me të dënuarin, por jo ngacmime seksuale.