Vinte baste sportive nëpërmjet celularit, në pranga 19-vjeçari në Durrës

Një 19-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është kapur duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu B. G., banues në Durrës dhe akuzohet për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

19-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular, i cili u sekuestrua.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit