“Vila e ish-diktatorit qendër kulturore, fyerje e madhe” Berisha: Keqardhje për të huajt që ishin brenda

Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike ka folur këtë të hënë nga ambientet e SPAK lidhur protestën e opozitës.

I pyetur nga gazetarët Berisha ka komentuar edhe përfshirjen e të huajve të cilët ishin brenda në Vilën e Enver Hoxhës, kur ajo u godit me molotov nga protestuesit e opozitës.

“Ndjej keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj që s’kanë qenë objekt. Skam ditur që kanë qenë aty. Për ata ndjej keqardhje, s’duhet të ndodhte kurrsesi. Unë e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë që është bërë qendër kulturore. Qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar. Mund të ishte të muzeu i torturave.”-tha Berisha

Të Fundit