Vila Certosa e Beluscionit në shitje, arabi ofron 500 mln euro

Vila Certosa e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi raportohet se ka dalë në shitje ndërsa pronari më i ri i saj mund të jetë një biznesman arab. Mediat italiane theksojne se ende nuk ka detaje rreth biznesmenit që është i interesuar po mësohet se është arab.

Shitja e vilës luksoze varion midis 300 dhe 500 milionë eurove. Kjo pritet të jetë blerja më e madhe ose, të paktën, më e rëndësishmja e pasurive të patundshme në Itali. Kompania e famshme Sotheby’s International Realty po merret me shitjen, në partneritet me Knight Castle Real Estate, një firmë pasurish të patundshme me seli në Dubai, e specializuar në prona luksoze.

Vila Certosa, e cila shtrihet në 4,500 metra katrorë dhe përfshin 68 dhoma, 174 vende parkimi, katër vila njëkatëshe dhe një park të gjerë prej 580,000 metrash katrorë. Kjo vilë ka qenë në qendër të vëmendjes së disa personaliteteve të famshme, përfshirë presidentët George ë. Bush dhe Vladimir Putin, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Vila i përkiste Gianni Onorato-s, pronarit të rrjetit televiziv La Voce Sarda, dhe u ble nga Silvio Berlusconi nëpërmjet ndërmjetësit Flavio Carboni, i cili u dënua për falimentimin e Banco Ambrosiano në vitet 1980. Kur presioni nga kreditorët e detyroi Carbonin ta shiste, prona u ble nga Silvio Berlusconi. Vila u riemërua “Villa Certosa”, ndërsa përdorimi i saj si një “vend sigurie alternativ” për kryeministrin e atëhershëm të Italisë e bëri vilën edhe më misterioze.

Përfundimi i shitjes, sipas mediave italiane, mbetet i paqartë, pasi trashëgimtarët e ish-kryeministrit nuk po nxitojnë të heqin dorë nga kjo parajsë e vogël, vetëm pak hapa nga Costa Smeralda. Në vitet e fundit, pas vdekjes së Cavaliere-s, ka pasur thashetheme të ndryshme interesi, disa prej të cilave ishin më pak të besueshme, siç ishte thashethemi i vitit të kaluar për interes nga Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, ose nga gjigandi i hoteleve Four Seasons, i cili megjithatë mohoi çdo përfshirje me pronësinë e vilës së famshme të Silvio Berlusconi-t.

Të Fundit