Vila 760 mijë euroshe, Spaho: Bardhi është mashtrues, i pafytyre, intrigant, burrë legen dhe pa të poshtme

Deputeti Edmond Spaho dhe deputeti Gazmend Bardhi i janë drejtuar ashpër njëri-tjetrit në Kuvend dhe ‘mollë sherri’ për këtë përplasje është bërë një vilë në Gjirin e LalziT me vlerë 760 mijë euro që Bardhi e ka përmendur në një emision televiziv.

Në një reagim në Facebook Spaho shkruan se Bardhi është një burrë mashtrues, gënjeshtar, legen dhe pa të poshtme.

Spaho mohon të jetë ai pronari I vilës dhe shprehet se ka deklaruar në ILDKP qe nga viti 1993 e deri me sot çdo pasuri.

Gazmend Bardhi është mashtrues, gënjeshtar, i pafytyre, intrigant, burrë legen dhe pa te poshtme. Vetëm sharlatane si Gazi mund të thonë shpifje të tilla për qellime politike. Të jesh i pasur nuk është krim. Krim është të vjedhësh për të bërë pasuri. Edmond Spaho gjithë jetën e tij, nga dita e parë që ka dalë në pune dhe deri me sot, ka jetuar me shpatullat e tij dhe pagën e punës që ka bere. Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë biznes në emrin tim apo të të afërmeve. Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri te tilla.

Ajo çka unë dhe familja ime disponojmë është në drite të diellit, deklaruar në ILDKP qe nga viti 1993 kur kam deklaruar për herë të parë e deri me sot. Kush të doje mund të shkoje t’i shohë dhe nxjerrë vete konkluzione.

Gazi bën mire te kujdeset për pronat e tij. Ne se merret me të tjerët, të merret me pronat e atij që jo vetëm i lëpihet por dhe e përdor si Mon Kukaleshi në fushata. Shiko hallet që të kane zëne more derezi, mos hap fronte te tjera se mjaft e ke ngjarjen ne Elbasan”, shkruan Spaho.

Të Fundit