Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të qytetit, duke lënë qytetarët dhe pushuesit pa energji elektrike.
Në prangat e policisë ka rënë E.R, 34-vjeç, i cili këpuste kabujt elktrikë nga shtyllat e ndriçimit të rrugëve të qytetit të Durrësit dhe i merre me vete.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.