Një 34 vjeçar është vënë në pranga në Durrës, i dyshuar si autor i vjedhjes së 11 bilicikletave.
Në kuadër të operacionit “Eleven”, policia tha se ka arrestuar 34-vjeçarin me inicialet A.T, pasi rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Shtetasi A. T. dyshohet se ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm
Njoftimi i policisë:
U vodhi shtetasve të ndryshëm, 11 biçikleta gjatë këtij viti, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e qytetarëve për disa raste të vjedhjes së biçikletave të tyre, kanë organizuar menjëherë punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Shtetasi A. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.