Vidhen pompat e Ujësjellësit në Fierzë, banorët dhe bizneset mbeten pa ujë

Një akt i rëndë vjedhjeje ka ndodhur gjatë natës së të enjtes në Fierzë, ku persona të paidentifikuar kanë grabitur pompat e shpërndarjes së ujit dhe gjithë rrjetin elektrik të objektit të Ujësjellësit. Si pasojë e kësaj vjedhjeje, të gjithë banorët dhe bizneset e zonës janë lënë pa furnizim me ujë.

Pompave të shpërndarjes, të cilat janë jetike për furnizimin me ujë të zonës, iu është shkëputur fillimisht energjia dhe më pas janë çmontuar dhe marrë nga hajdutët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij akti kriminal.

Hetuesit janë duke punuar për të identifikuar autorët e vjedhjes dhe mënyrën si ata kanë mundur të hyjnë në objektin e Ujësjellësit.

Të Fundit