Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur këtë të hënë akuzave të Partisë Demokratike e cila deklaroi dje se harxhon 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për të udhëtuar me charter privat për udhëtimet private.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, kreu i qeverisë i përgjigjet denoncimit dhe pyetjeve të bëra nga deputetja e PD, Oriola Pampuri.
Kreu i qeverisë i mohon këto akuza duke u shprehur se udhëtimet e tij private janë të pakta, dhe nuk paguhen nga buxheti i shtetit.
“Ndiqeni një minutë ju lutem, se si pasi 5004 delegatë u ulën në 1958 karrige, 345 Euro prodhuan 120 mijë Euro karburant…”, shkruan Rama.
Më tej në video ai thotë: “Jam i pari kryeministër që udhëtimet e mia shumë të rralla private me familjen nuk i bëj me shpenzimet e shtetit. Kam perdorur me bilete vajtje-ardhje, uleset ekonomike te Lufthanses, se bashku me gruan dhe djalin e vogel. Bileta ka kushtuar 345 euro. Mesatarja vjetore e shpenzimeve per udhetimet e mia zyrtare, te cilat paguhen nga fondi i kryeministrise, eshte me e ulet se sa mesatarja vjetore e shpenzimeve te paraardhesve te mi, per arsyen e thjeshte se ata udhetonin ne business class ndersa une kam udhetuar thuajse teresisht ne ekonomik, me perjashtim te ndonje rasti te vecante – e njejta gje edhe per ministrat. Nderkohe qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencen e OSBE, u be nje marreveshje me kompanine Air Albania dhe shpenzimi per vitin 2021 ishte nen mesataren e viteve te meparshme. asia me e larte vjetore e shpenzimeve per udhetimet e mia zyrtare ka qene 4.623.089 lek ne vitin 2014. Ndersa shifra 120 mije euro karburant per fluturim privat, eshte produkt i te njejtes aritmetike fantastiko-shkencore, qe nga 1958 uleset e Pallatit te Kongreseve nxorri 5004 delegate. Po t’i shumezosh keta delegate me 30 dhe pastaj te zbresesh 30, dalin fiks 120 mije euro karburant per 7×7 brava, baraz 42 fluturime.”
https://fb.watch/aTIR7JwgWU/