Video tronditëse, si torturohen personat me aftësi të kufizuara në qendren shëndtësore

Pamje të rënda janë publikuar nga mediat italiane, ku shihen se si personat me aftësi ndryshe keqtrajtohen në shtëpinë e të moshuarve ” Suor Rosina La Grua ” në Castelbuono”.

17 persona janë arrestuar, ndërkohë, janë zbatuar 35 urdhra sigurie ndaj po aq personave të akuzuar, në pozita të ndryshme, për torturë, keqtrajtim, rrëmbim, korrupsion, mashtrim të rëndë për marrjen e fondeve publike.

Hetimet kishin të bënin me një organizatë jofitimprurëse, e cila menaxhon, në bazë të një marrëveshjeje publik , shërbime rehabilitimi për 23 pacientë me aftësi të kufizuara të rënda.

Ajo që del nga përgjimet e kryera në qendër është dramatike. Në dhomën e “relaksimit”, pacientët merreshin zvarrë, mbylleshin brenda dhe goditeshin me shkelma e grushta.

“Është një çmendinë, një kamp përqendrimi nazist”, komentuan disa operatorë të qendrës, duke mos ditur se po përgjoheshin, ndërsa njëri nga pacientët bërtiste: “Doktor, më lër të dal. Thamë pesë minuta, marrëveshjet mbahen, marrëveshjet mbahen”.

Të Fundit