Video/ Si përhapet COVID- 19 dhe si mund të mbroni veten tuaj?

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar sot një video ku tregohet mënyra e përhapjes së koronavirusit COVID- 19 si dhe mënyra për ta eleminuar.

Sipas videos, koronavirusi përhapet nëpërmjet piklave të pështymës, kollës dhe tështimës duke prekur gojën apo hundën e personit të painfektuar ose nëpërmjet prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me koronavirus dhe më pas futja e duarve në gojë apo hundë.

Për të eleminuar nga sipërfaqet e duarve koronavirusin duhet larja me ujë dhe sapun e duarve ose dezinfektimi me solucione me bazë alkooli.

 

VIDEO E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Si përhapet COVID- 19 dhe si mund të mbroni veten tuaj?

COVID-19 është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një koronavirus i ri i shfaqur për herë të parë tek njerëzit.

Koronavirusi është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet nga personi i infektuar nëpërmjet piklave të pështymës, kollës dhe tështimës.

Piklat e pështymës mund të prekin gojën apo hundën e personave në kontakt të ngushtë me një person të infektuar.

Këto pikla janë tepër të rënda për të udhëtuar gjatë në ajër- ato largohen afërsisht 1 metër nga personi i infektuar dhe bien në kontakt me sipërfaqe të ndryshme.Kjo është arsyeja pse përhapja nga personi në person ndodh më shpesh midis kontaktit të ngushtë mes tyre.

Koha e saktë që një virus qëndron mbi një siëprfaqe është ende e paditur. Prandaj sipërfaqet e ndryshme duhet të pastrohen rregullisht, sidomos ato në afërsi të një personi të infektuar nga koronavirusi.

Duart prekin sipërfaqe të ndryshme të cilat mund të jenë të kontaminuara nga koronavirusi. Prandaj duhet të shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar, sepse si rrjedhojë mund të infektoheni nga virusi.

Kur tështini apo kolliteni, mbulojeni gojën dhe hundën me parakrah apo përdorni shami prej letre. Përdorni shamitë e letrës vetëm një herë, dhe hidhini menjëherë pas përdorimit në kosh dhe më pas lani duart.

Mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri është larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun ose dezinfektimi i tyre me solucione me bazë alkooli. Kjo do e eleminojë virusin nëse gjendet në duart tuaja.

Mbroni veten dhe të tjerët nga përhapja e COVID-19.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/680858489155421/

Të Fundit