VIDEO/ Shqiptari në Skoci ndjek me sharrë elektrike policët britanik

Një shqiptar, i cili sipas BBC në Skoci, Liridon Kastrati, u shpall fajtor për vrasje të mbetur në tentativë pas një incidenti të ndodhur në maj të vitit të kaluar në Skoci. Ngjarja nisi kur automjeti i tij përplasi një makinë policie në Paisley.

Pas përplasjes, Kastrati u largua, por u rikthye për të marrë një sharrë elektrike dhe filloi të ndiqte oficerin britanik Cowan, i cili deklaroi se ndjeu frikë për jetën e tij.

Mbrojtja e Kastratit pretendoi se hetimet kishin qenë joobjektive dhe ai ishte marrë në pyetje pa avokat dhe përkthyes. Akuzat e tjera ndaj tij për vjedhje makinash dhe shkelje të qetësisë publike u tërhoqën.

 

Gjykatësi paralajmëroi se dënimi për Kastratin do të jetë i rëndë, duke e cilësuar incidentin “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

 

 

Të Fundit