Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion policor të koduar “Griqan 2022”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat janë sekuestruar 44.380 fara kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të dyshuara që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre, 20 vjeçari me inicialet B. M.
I riu akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. K., 20 vjeç, banues në fshatin Griqan, Elbasan .
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në lagjen ”28 Nëntori”, është ushtruar kontroll fizik ndaj, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi farash bimore të llojit cannabis sativa.
Në vijim të kontrollit, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa, një sasi farash të kultivuara në gota plastike dhe municion luftarak.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.