VIDEO/ Rama ka një mesazh për “çunat kuksianë me dy gishta të Londrës” që ma kanë bërë copë “librin e shpis”…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga kantieri i ndërtimit për aeroportin e Kukësit, i cili pritet që të përfundojë këtë pranverë.

Në mbishkrimin e videos, Rama ka kujtuar se sa e bëjnë për të qeshur “demokratët në Londër” për të cilët thotë se “ma kanë bërë copë ‘’librin e shpis’’.

Kujtojmë se disa kohë më parë, duke ironizuar me PD, Rama ka deklaruar se “jam i bindur se kuksianët nga Londra që janë tallur dhe me kanë qeshur do t’i marr në Londër dhe do ti sjell në Kukës. Do ti marrë unë nga Kukësi dhe do ti sjellë dhe të vijnë të votojnë PD-në. Do jua bëj unë 100 vota falas për PD jo si ato që janë mësuar të marrin”.

POSTIMI I PLOTE

MIRËMËNGJES dhe me buzëqeshjen që më ngjallin sa herë shoh ecurinë e punës me aeroportin, çunat kuksianë me dy gishta të Londrës, që ma kanë bërë copë “librin e shpis” kur postoja projektin 3D, ju uroj të gjithëve një javë të mbar

Të Fundit