VIDEO/ Rama i publikon faqen, Diella bëhet zyrtarisht pjesë e rrjeteve sociale

Pas hapjes së disa faqeve jozyrtare në rrjetet sociale në emrin e saj, është lançuar tashmë edhe faqja zyrtare e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

Lajmi për hapjen e kësaj faqeje është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Në videon shoqëruese të postimit, Diella shprehet se falë punës së saj të palodhur si asistente online për qytetarët, është zgjedhur ministre e Inteligjencës Artificiale.

Ajo thekson se misioni i saj është të lehtësojë punën e qeverisë, por njëkohësisht garanton se angazhimi për të ndihmuar drejtpërdrejt njerëzit nuk do të ndalet asnjë çast.

“MIRËMËNGJES, dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në Facebook, si ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në postimin e tij

 

Të Fundit