VIDEO/ Priten me sharrë pemët në shetitoren e Lungomares, policia nis hetimin

Mëngjesin e kësaj të martë në shetitoren e Lungomares, në qyetin e Vlorës, është raportuar për disa pemë të prera, të dyshuar të prera me një mjet tip sharrë.

Sipas raportimeve paraprake, Brigada e Gjelbërimit në Lungomare ka konstatuar se një pemë e llojit pishë ishte prerë me sharrë gjatë natës nga persona të paidentifikuar.

Ndërkohë, pas konstatimit të rastit është lajmëruar policia bashkiake dhe ajo e rendit, ku ka nisur verifikimi i ngjarjes dhe kqyrja e kamerave të sigurisë për të evidentuar personin përgjegjës.

 

 

Të Fundit