VIDEO/ Policët dhurojnë gjak për 22-vjeçarin e aksidentuar – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

VIDEO/ Policët dhurojnë gjak për 22-vjeçarin e aksidentuar

Policia ka bërë lajm gjithmonë për arrestimet apo ndëshkimet e qytetarëve që nuk respektojnë ligjet, por këtë herë është ndryshe.

Efektivë të Komisariatit të Policisë Rrugore janë sensibilizuar me thirrjen e familjarëve të 22-vjeçarit Franko Mancellari, i cili u aksidentua me motoçikletë më 29 korrik në Gjirokastër dhe kishte nevojë për gjak.

Punonjësit e policisë janë paraqitur mesditën e sotme në Spitalin e Traumës dhe kanë dhuruar gjak për 22-vjeçarin. Policia Rrugore iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *