Video/ Meta: “Pranoj kritikat me vend të moderatorëve të emisionit STOP”

Presidenti Meta, mëngjesin e sotëm përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook,  ka falenderuar dy moderatorët e emisionit “Stop” për mbështetjen që i japin kauzës mbarëkombëtare për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë dhe për lirinë e pavarësinë e medias.

Postimi i Poltë:

“E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ , Saimirit dhe Gentit! ?
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte ?, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.
Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit. ??’

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/498022317756842/

Të Fundit