VIDEO/ Mbesa e Donald Trump surprizon ndjekësit, shfaqet duke punuar si shitëse

Kai Trump, mbesa 18-vjeçare e Donald Trump dhe vajza më e madhe e Donald Trump Jr., ka habitur ndjekësit e saj pasi ndau një video në TikTok ku shfaqej duke punuar në arkën e një pike të Dunkin’ Donuts.

E veshur me një kanotierë rozë, fund portokalli sportiv dhe atlete të bardha, ajo shihet duke marrë porositë e klientëve në drive-thru. “Duke punuar në drive-thru te Dunkin’ Donuts,” shkroi ajo mbi videon, duke shtuar: “Nëse është në menu, e kam provuar.”

Në fakt, Kai nuk është punonjësja më e re e kompanisë, por pjesë e një videoje në YouTube, ku së bashku me vëllain e saj Tristan (13 vjeç) dhe shoqen Emma Markin (16 vjeç), testuan pijet e ndryshme të Dunkin’. Në një pjesë të videos, Kai mbante një lidhëse sysh dhe përpiqej të identifikonte shijet e pijeve që provonte.

 

 

Kanali i saj në YouTube u hap pak ditë pasi gjyshi i saj, Donald Trump, fitoi zgjedhjet presidenciale. Që prej asaj kohe, ajo ka arritur të mbledhë plot 1.16 milionë abonentë.

Kai është një golfiste e pasionuar dhe kohët e fundit ka njoftuar pranimin e saj në Universitetin e Miamit, ku do të jetë pjesë e ekipit të golfit.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur të shpall angazhimin tim verbal me Universitetin e Miamit,” shkroi ajo në një postim në Instagram. “Faleminderit mamit tim, Vanessës, dhe babit tim, Donald Jr., që më kanë mbështetur gjithmonë. Faleminderit edhe gjyshit për mundësinë që të stërvitem në fusha të mrekullueshme dhe për mbështetjen e madhe.”

Ajo falënderoi gjithashtu “Mormor”-in (gjyshen nga nëna) dhe trajnerët që i dhanë mundësinë të bëhet pjesë e ekipit universitar. “Jam super e emocionuar të bëhem pjesë e ekipit dhe të përfaqësoj Universitetin e Miamit. Gooo Canes!”

Të Fundit