Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo kërkoi zyrtarisht falje për incidentin ku u shfaq në një video duke thyer telefonin e një tifozi.
Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale së bashku me komentet që pretendonin se ai e theu pajisjen teksa largohej nga fusha pas humbjes 1-0 ndaj Everton.
Rezultati dëmtoi United për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe erdhi kundër një ekipi që ishte një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
“Nuk është asnjëherë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Megjithatë, ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembullin për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja tifozin të shohë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportivitetit”, shprehet ylli portugez.
Cristiano Ronaldo smashed someone's phone after losing to Everton, according to fans at the ground ?
(via @evertonhub) pic.twitter.com/a20z4Sg20F
— ESPN FC (@ESPNFC) April 9, 2022