Një burrë rus, që kishte mbetur në një gomone në detin Okhotsk në lindjen e largët të Rusisë, është gjetur i gjallë pas dy muajsh. Dy personat që ishin me të, vëllai dhe djali i tij, ndërruan jetë.
Treshja ishte nisur për në ishullin Sakhalin nga rajoni i Khabarovsk më 9 gusht kur humbën kontaktet. Autoritetet kishin nisur një operacion kërkim shpëtimi me helikopter, por nuk pati asnjë shenjë.
Deri më 14 tetor, kur një varkë peshkimi vuri re gomonen me vetëm një të mbijetuar në të, Mikhail Pichugin, pasi dy të tjerët, (vëllai 49-vjeçar dhe djali 15-vjeçar) kishin vdekur për shkaqe që po hetohen.
Ata kishin vetëm disa racione ushqimi dhe 20 litra ujë të pijshëm. Pichugin peshonte 50 kg kur u gjet, duke humbur rreth gjysmën e peshës së trupit. Ai ende nuk ka treguar si ka mbijetuar në të ftohtin e detit Okhotsk.