VIDEO/ Hodhi makinën në kanal për të përfituar para nga siguracioni! Arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë mashtruar me sigurimin e makinës me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve.

Në pranga kanë rënë Armando Kallmeti, 22 vjeç banues në Nikël dhe Igli Topalli, 25 vjeç banues në Tapizë.

“Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi Armando Kallmeti, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi Armando Kallmeti, në bashkëpunim me shtetasin Igli Topalli, ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” me drejtues shtetasin Igli Topalli, dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet”, njofton policia.

Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.

Të Fundit