Një grua në Kaliforni u befasua kur gjeti 36,000 dollarë të vendosura në një divan, të dhëna falas nga një faqe reklamash, por ajo shpejt ia dorëzoi paratë pronarëve të saj.
Afrikano-amerikanja, Vicky Umodu, donte të arredonte shtëpinë e saj të re kundrejt një pagese të vogël dhe ishte shumë e lumtur që gjeti këtë divan. “Sapo u transferova dhe nuk kam asgjë në shtëpi”, tha ajo për ABC7 nga shtëpia e saj në Colton, afër Los Anxhelosit.
Sapo vendosi divanin në shtëpinë e saj, Umudu vuri re një pako të dyshimtë në një nga jastëkët e tij: disa zarfe plot me para, secila prej të cilave përmbante mijëra dollarë.
Me ndershmëri shembullore, Umudu kontaktoi ata që i kishin dhënë divanin, për t’i njoftuar për gjetjen e saj dhe për t’u dorëzuar paratë.
Familja, e cila ka boshatisur shtëpinë e një të afërmi që kishte ndërruar jetë pak kohë më parë, u përgjigj se nuk ishin plotësisht në dijeni për ekzistencën dhe origjinën e këtyre parave. Por për të kënaqur Umudu, ai i dha asaj më shumë se 2000 dollarë për të blerë frigoriferin e ri që i duhej.