VIDEO/ Efektivja heq pajisjet dhe hidhet në ujë, arreston hajdutin e makinave

Momentet dramatike që u zhvilluan gjatë një ndjekjeje të hajdutëve të makinave në Queens, e cila përfundoi me një zhytje në ujë, u kapën nga një kamera trupi e njërit prej dy oficerëve të policisë së New York City-t të përfshirë.

Videoja fillon me 24-vjeçarin Matthew Swafford duke ecur përgjatë një moli dhe duke u zhytur në ujë të enjten e kaluar pasdite, pavarësisht britmave të një oficereje policie femër që i thoshte “ndalo aty!”

Megjithatë, 24-vjeçari jo vetëm që nuk u ndal, por u hodh në ujë, ndërsa efektivja që po e ndiqte i hoqi pajisjet dhe gjithashtu u hodh në ujë, ndërsa kolegu i saj kërkoi ndihmë nëpërmjet radios.

Siç shihet në video, 24-vjeçari nuk dorëzohej përsëri, por edhe pse rezistoi brenda ujit ai u arrit të arrestohej.

“E përjetuam gjithë këtë për një makinë të vjedhur?” e pyeti oficeri Swafford, i cili iu përgjigj: “Po, e di, ishte budallallëk.”

“Një i dyshuar për vjedhje makinash u përpoq të arratisej duke u zhytur në ujë. Ai nuk priste që oficerët e përkushtuar të @NYPD101Pct ta ndiqnin pa hezitim, duke vendosur detyrën mbi rrezikun. Veprimi i tyre i shpejtë i dha fund ndjekjes në mënyrë të sigurt, duke e sjellë atë në breg dhe duke e arrestuar”, tha NYPD në një deklaratë.

Swafford u akuzua për posedim të paligjshëm të pronës së vjedhur, tentativë falsifikimi të identifikimit të një automjeti, përdorim të paligjshëm të një automjeti, pengim të administratës publike dhe rezistencë ndaj arrestimit.

24-vjeçari ishte arrestuar dhe më 29 qershor kur policia e gjeti atë me një motoçikletë Kawasaki të vitit 2018 dhe një Honda Civic të vitit 2017 të vjedhura, dhe më 22 prill për vjedhjen e tre automjeteve të tjera – një sedan Honda, një minivan Honda dhe një sedan BMW.

Të Fundit