Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar drejtuesin e një furgoni, të cilit i ishte hequr patenta më 25 Maj dhe i ishte vendosur gjobë 20 mijë Lekë të vjetra.
Mjeti furgon me të cilin u ndalua, pasi rasti u publikua në Stop në Tv Klan, rezultonte se nuk plotësonte kushtet teknke për të qarkulluar në rrugë.
Në vijim të veprimeve, u bë bllokimi i automjetit, pasi drejtuesi i tij qarkullonte me këtë automjet edhe pse i ishte tërhequr leja e drejtimit, disa ditë më parë.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.