Video/ “Aksioni i policisë rrugore” 4671 gjoba, 22 shoferë në pranga, 94 patenta të pezulluara

TIRANË

Policia Rrugore ka pasur një aktivitet të ngjeshur gjatë fundjavës, duke arrestuar 22 shoferë në të gjithë vendin, ka pezulluar 94 leje drejtimi dhe ka vendosur 4671 masa administrative.

‘Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, gjatë fundjavës Policia Rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle duke përdorur drager e radarë, si dhe duke aplikuar monitorimin e qarkullimit me punonjës civilë të Policisë Rrugore”, deklaron policia.

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin u angazhuan 951 punonjës të Policisë Rrugore dhe gjatë kontrolleve duke përdorur aparatin drager u evidentuan dhe u arrestuan 14 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 persona për drejtim mjeti apo motomjeti pa leje drejtimi.

Kontrollet kanë vijuar edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo për shpejtësi tej normave të lejuara, gara shpejtësie, qarkullim në sens të kundërt, shkelje që ndëshkohen me tërheqje të Lejes së Drejtimit

 

Të Fundit