VIDEO| 32-vjeçari futet me thikë në mobilerinë në Tiranë, vjedh një makinë

Një ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e mërkurë në kryeqytet, ku një 32-vjeçar nën kërcënimin e thikës ka vjedhur automjetin e një mobilerie.

Policia e kryeqytetit bën me dije se agresori është identifikuar dhe arrestuar nga uniformat blu. Ai është shtetasi Iljaz Lufta, banues në qytetin e Durrësit.

32-vjeçari ka hyrë me një thikë në dorë në ambientet e mobilerisë në bulevardin “Bajram Curri”, dhe nën presion i ka marrë çelsat e makinës një personi.

Nga pamjet shihet se në një moment agresorit i bie thika dhe kjo ka bërë që personi që ndodhej në mobileri të largohej me vrap.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shtetasi çelësin e automjetit të cilin e kishte parkuar në hyrje të mobilerisë. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit