Vetëvrasja e pacientit tek ‘Shefqet Ndroqi’, reagon spitali: Po kryhet hetimi, kemi shtuar masat e sigurisë

Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi ka reaguas pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pas mesnatës që lamë pas, ku një pacient 60-vjeçar me koronavirus i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i  dhomës së tij.

Stafi i këtij spital shpreh dhimbje për humbjen e pacientit Leonard Skabona, ndërsa thekson se 60-vjeçari është trajtuar me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

Reagimi i spitalit:

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet L.Sh., nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

 

60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.
Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë.

Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë.

Stafi mjekësor është në gatishmëri të plotë dhe i sigurojmë qytetarët se po punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe profesionalizëm për çdo pacient që trajtohen në spitalin tonë.

 

Të Fundit